Real Madrid po mendon për një bomber në merkaton e verës, pasi Cristiano Ronaldo ka lënë një boshllëk të madh në sulmin. Bëhet fjalë për sulmuesin polak të Genoas, Piatek, i cili ka mahnitur në gjysmën e parë të sezonit në kampionatin italian, duke shënuar plot 13 gola, vetëm një më pak se Cristiano Ronaldo i Juventusit.

Kuqeblutë po kryejnë fazën përgatitore në Spanjë dhe sipas mediave italiane, përfaqësues të Realit kanë shkuar për të ndjekur nga afër polakun dhe për të marrë informacione paraprake për vlerën e kartonit të tij.

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka bërë të qartë se nuk do të privohet nga futbollisti i tij pa një shumë prej të paktën 50 milionë eurosh.

Flash Lajme