Shumë skuadra te Kategorisë Superiore nuk kanë mundësi për të zhvilluar fazën përgatitore jashtë vendit. Kukësi dhe Partizani, janë dy nga ekipet që zgjodhën Turqinë për t’u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit.

Kamza ndërkohë ka gjetur një tjetër rrugë për të zhvilluar stërvitjet, duke parë temperaturat e ulëta në Tiranë. Trajneri Ernest Gjoka, i ka befasuar të gjithë, duke i dërguar të tijtë në breg të detit të Durrësit, për të kryer ushtrime të shumëllojshme, shumica e të cilave lidhur me ushtrime fizike.

Strategu i njohur synon që të zhvillojë paraqitje sa më të mira në këtë sezon, teksa objektivi primar është qëndrimi në elitën e futbollit shqiptar.

Flash Lajme