Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës ka kaluar momente speciale kur ka takuar një nga fanset e tij më të “flakta”, e cila edhe pse nuk e ka parë kurrë ish-mesfushorin italian, e adhuronte atë.

Mishela është tifoze e skuadrës verdhekuqe dhe ka probleme me shikimin. Ajo ka takuar shumicën e lojtarëve të ekipit kryeqytetas, por takimi me Francescon ishte tejet special.

Mishela ka recituar fjalët e largimit nga futbollit të Tottit, ku mbante mend çdo fjalë në letrën e tij. Legjenda e Italisë e ka parë me habi dhe i ka thënë papritur: “Më ktheve emocionet e asaj dite”, duke i dhënë një përfaqim të ngrohtë Mishelës.

Flash Lajme