Ndodh shpesh që të shohim fitore nga më të ndryshimet, por vështirë se mund të keni dëgjuar që të fitosh një ndeshje pa bërë asnjë gjuajtje në portë. Një gjë e tillë ka ndodhur ditën e sotme në Premier League, teksa Burnley fitoi 2-1 ndaj Fulham, me dy gola të shënuar nga këta të fundit në kuadratin e tyre.

Fulham e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e  dytë me Schurrle, por shokët e tij në mbrojtje nuk ishin aspak në një ditë të mirë. Në minutën e 20-të Bryan dhe 3 minuta më pas Odoi, realizuan në portën e tyre duke i dhënë 3 pikë rivalëve.

Kjo është hera e parë që nga sezoni 2003/04, që një skuadër fiton në Premier League pa bërë asnjë gjuajtje në portë. Me këtë fitore Brunely ngjitet në vendin e 15-të, ndërkohë që Fulham mbetet në të 19-n. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme