Milani nuk shkon më shumë se një barazim pa gola në sfidën e parë të 1/8-ve ndaj Sampdorias në sfidën e luajtur në “Marassi”. Skuadra e Gattusos e nisi ndeshjen me brazilianin Pasquetta, i cili ishte një ndër më të mirët e ndeshjes, duke qenë më i rrezikshmi te kuqezinjtë.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte e ndezur me shanse në të dyja portat. Quagliarella dhe Saponara në minutat e fundit ju afruan golit në portën e Reinas, ndërkohë që Kessie u përgjigj me një tentativë të rrezikshme nga distanca.

Flash Lajme