Kush e njeh Huanm Muniz, e di mirë se në punën e tij, merita që ka çdo lojtar është rregulli bazë.

Në skuadrën e Malagës, në mesfushë është përfshirë dy ndeshje radhazi në formacionin e parë Keidi Bare.

Në fjalën e tij pas ndeshjes së fundit, trajneri i Malagës ka thurur elozhe për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

“Kur flasim për një futbollist të konsideruar të stolit që aktivizohet nga minuta e parë, është diçka që ndodh vetëm sepse lojtari në fjalë ka treguar shumë për ekipin gjatë stërvitjeve dhe e ka merituar të jetë në fushë. Unë nuk kam më asnjë dyshim referuar Bares, pasi e ka fituar vetë gjithçka ka arritur deri më tani. Ka bërë dy ndeshje shumë të mira, duke e ndihmuar shumë ekipin në këtë situatë që po kalon së fundmi”, ka deklaruar trajneri i Malagës, duke i dhënë një mbështetje të madhe mesfushorit kuqezi, i cili ka luajtur në tri takime, ku në dy të fundit si titullar.

Flash Lajme