Kombëtarja shqiptare e futbollit do të vishet deri në vitin 2020 me kostume të personalizuara që do të realizohen nga Le Sutebel Atelier, një shtëpi mode franceze që vjen në Shqipëri pas një bashkëpunimi dhe eksperience me firmat më të mëdha të modës në botë si Dior dhe Channel.

Marrëveshja me Federatën Shqiptare të Futbollit ka pikësynime të larta në lidhje me “modën e lartë” mashkullore, për të cilat Kombëtarja Shqiptare duket se do të jetë ambasadore perfekte. Ky bashkëpunim vjen në prag të fazës kualifikuese për Euro 2020 dhe kostumet për lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e FSHF do të pasqyrojnë vlerat dhe stilin shqiptar.

“Jemi të nderuar që jemi përzgjedhur për të veshur me kostume të personalizuara Kombëtaren shqiptare- është shprehur z. Mendes Dias, administratori i Le Sutebel – kjo për faktin se Kombëtarja është simboli i çdo shqiptari në të gjithë botën”.

Flash Lajme