Ende të tronditur nga zhdukja dramatike e Emiliano Salas, Kardifit i duhet të mendojë edhe se kush do ta zëvendësojë sulmuesin argjentinas.

Ky i fundit u zhduk pa asnjë gjurmë mbi Kanalin e La Manshit, teksa fluturonte me avion privat drejt Kardifit.

Sipas mediave italiane, uellsianët kërkojnë Patrik Shikun e Romës.

Ata kanë ofruar 2 mln euro për ta huazuar, me të drejtë blerjeje për 30 mln në fund të sezonit.

Duke qenë se shpresat që Sala të ketë mbijetuar janë thuajse zero, ekipi i njohur uellsian ka nisur nga puna për pasuesin e tij.

Flash Lajme