Milan vazhdon të punojë për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Objektivi kryesor i kuqezinjve mbetet talenti i Nice, Saint-Maximin.

21-vjeçari nuk është i vetmi përforcim që drejtuesit e klubit italian kërkojnë në kampionatin francez, pasi me shumë interes klubi nga Milanello po vëzhgon edhe yllin holandez të Lyonit, Memphis Depay.

Për të, kuqezinjtë kërkuan informacion edhe në merkaton e kaluar të verës, por vlerësimi i kartonit të tij 50 milionë euro, u cilësua i tepruar.

Ky i fundit, për shkak të deklaratave të tij se dëshiron të luajë në një skuadër të madhe, është kthyer në një çështje te francezët. Këtë çështje Milani kërkon ta kthejë në favor të tij në merkaton e verës.

Flash Lajme