Gonzalo Higuain e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën tek Chelsea duke shënuar dopietë që në ndeshjen e parë si titullar. Në një intervistë për “Sky Sport”, sulmuesi 31-vjeçar ka shpjeguar arsyet se përse vendosi të bëjë këtë zgjedhje.

“Cikli im në Itali kishte përfunduar. Pas Napolit kalova te Juventusi, ku fitova 2 tituj kampionë dhe luajta në finalen e Champions League. Në Milano kalova muaj të vështirë, por nuk mendoj se niveli im ra gjatë këtyre pak muajve. Ai ekip nuk u bë kurrë i afërt për mua si dy të parët për arsye të ndryshme.

Chelsea? Ishte një shans i artë për mua, që nuk mund ta refuzoja. Para faktit që do të kisha sërish Maurizio Sarri si trajner nuk hezitova asnjë moment. Është një trajner që me njeh mirë dhe di se si të marrë më të mirën nga unë. Tani jam më i lumtur dhe shpresoj që të shënoj sa më shumë, për të arritur objektivat që ka klubi

Flash Lajme