E gjithë bota e sportit po vuan humbjen e sulmuesit argjentinas, Emiliano Sala, i cili humbi jetën pas rrëzimit të avionit. Ai ishte transferuar te Cardiffi nga Nantes dhe po udhëtonte me avion privat, i cili humbi kontaktet me radarin në Kanalin Anglez

Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e djeshme në takimin mes Southempoton dhe Cardiff, të fituar nga miqtë 2-1. Dy tifozë të ekipit vendas imitonin gjestin e një aeroplani dhe gjithë skena është filmuar nga një kamera amatore. Gjesti është dënuar rëndë dhe tifozët janë arrestuar pas ngjarjes. Klubi i Southemptonit madje ka lëshuar edhe një deklaratë.

“Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me policinë për të evidentuar të tilla raste të turpshme kundrejt tifozëve të Cardiff-it. Kjo sjellje e shëmtuar është e patelerueshme. Klubi do të mbajë qëndrim.”, ishte deklarata e klub. Megjithatë, tifozët janë liruar pas arrestimit dhe u është ndaluar hyrja në ambientet e stadiumit për 3 vjet.

Southampton fan making fun of the plane to Cardiff supporters? pic.twitter.com/2nr6OKvwsj

— Paul Cabrera Stanton (@pstanton1878) 9 February 2019

Flash Lajme