Lionel Messi është duke luajtur ende në nivele të larta edhe pse në qershor mbush 32 vjeç, por pavarësisht kësaj te Barcelona janë duke menduar seriozisht për zëvendësuesin e tij.

Kjo është konfirmuar nga presidenti i blaugranëve, i cili u shpreh në një intervistë se klubi ka nisur punën për ta zëvendësuar argjentinasin në mënyrë që të vijojë epoka e artë.

“Unë e di që një ditë Messi do të vijë dhe do të thotë se po tërhiqet, edhe pse mendoj se kjo gjë është larg. Ne duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen kur nuk do të jetë Messi. Po sjellim lojtarë të mëdhenj në skuadër, sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë epokë suksesi. Kjo është përgjegjësia jonë”, tha Bartomeu.

Flash Lajme