Juventus është zemëruar së tepërmi me sjelljen e Douglas Costës, por nuk kërkon të heqë dorë prej tij. Pas episodit ku pështyu Di Francescon, incidentit me makinë dhe udhëtimit në Paris, erdhi edhe një pëlqim në rrjetet sociale ndaj Manchester United, që u anulua menjëherë.

Pas këtyre sjelljeve fshihet edhe një prapaskenë, pasi nga Anglia shkruajnë se United ofroi 60 milionë euro në muajin janar për të rrëmbyer brazilianin, por oferta është refuzuar nga bardhezinjtë.

“The Sun” kujton se ai është prej kohësh një objektiv i “Djajve të Kuq”, edhe kur luante në Bundesligë te Bayerni. Allegri asnjëherë nuk ka dhënë dritën për t’u larguar në janar, por në verë nuk përjashtohet mundësia e realizimit të këtij transferimi. /R.Lika-Koha jone/

Flash Lajme