Mauro Icardi po kalon një moment të errët pasi nuk shënon në Serie A që nga sfida e javës së 15-të ndaj Udineses edhe aty me 11-metërsh. Sulmuesi argjentinas ka 7 ndeshje që nuk gjen rrugën e rrjetës, teksa këtë sezon ka realizuar vetëm 9 gola.

Ngërçi i bomberit argjentinas përpara portës ka filluar pikërisht në momentin që klubi ka nisur bisedimet me lojtarin për rinovimin e kontratës aktuale, por rinovimi i shumëpritur nuk po vjen pasi akordi për pagën nuk është arritur ende dhe për këtë arsye në përfundim të ndeshjes ndaj Parmës ka qenë vetë trajneri zikaltër Luciano Spalletti, ai që ka ngritur zërin ndaj drejtuesve të Interit për ta zgjidhur sa më shpejt këtë çështje, pasi firma që nuk po vjen në kontratën e re ka ndikuar në paraqitjet e Mauritos në fushë.

Icardi ka humbur shumë nga klasi i dikurshëm dhe për ta rikthyer atë në formën ideale që t’i japë një ndihmë të madhe skuadrës, siç e tha edhe Spalletti duhen sqaruar disa gjëra pasi mund të krijohen mosmarrëveshje, tani topi kalon te presidenti Steven Zhang dhe të administratori i deleguar Beppe Marotta e ai sportiv Piero Ausilio.

Flash Lajme