Tottenham nuk di të ndalet në Premier League. Skuadra e Pochettinos ka rrëmbyer suksesin e katërt radhazi ndaj Leicester në shifrat 3-1.

“Spursat” kaluan në avantazh që në minutën e 33-të me Sanchez, pasi mori një asist nga Eriksen.

Leicester kishte mundësinë që të barazonte në minutën e 60-të, por portieri Lloris ndali Vardy-in nga pika e bardhë.

3 minuta më pas Eriksen shënoi golin e dytë për Tottenham me një goditje të fortë në hyrje të zonës. Leicester rihapi ndeshjen në minutën e 75-të, duke ndezur shpresat për një barazim të mundshëm. Gjithsesi në minutat shtesë Tottenham godet sërish me një kundërsulm vrastar të Son, i cili vazhdon të shënojë rregullisht në mungesë të Kane.

Me këtë fitore Tottenham mbetet në vendin e tretë me 60 pikë, vetëm dy më pak se City. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme