Nuk ka “paqe” për trajnerin e PSG, Thomas Tuchel, i cili është në emergjencë totale në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Manchester United. Pas Neymar, ai nuk do të ketë të gatshëm as Edinson Cavani dhe Thomas Munier për ndeshjen e së martës.

Sulmuesi uruguaian doli i dëmtuar nga ndeshja e djeshme kundër Bordo, aty ku shënoi edhe golin e fitores me anë të një penalltie. Cavani ka patur dhimbje në kofshën e djathtë dhe sot paradite iu është nënshtruar testeve mjekësore dhe nuk do të jetë i gatshëm të luajë për këtë ndeshje.

Nuk do ja dalë as mbrojtësi Meuneir, i cili ka pasur një përplase të fortë në ndeshjen ndaj Bordo dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve të tjera mjekësore. /Koha Jone/

Flash Lajme