Teuta nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në “Niko Dovana” ndaj Kamzës.

Skuadra durrsake u “tradhtua” nga futbollisti ndoshta më i vlerësuar deri në këtë pjesë të kampionatit, Sherif Kallaku, që nuk arriti të shndërronte në gol një 11-metërsh të fituar në minutën e 19-të nga Gerhard Progni, por e kontestuar me forcë nga Kamza.

Një pikë me vlerë për ekipin e Gjokës që lë në vendin e fundit në të njëjtën kuotë pikësh, 16, por me golaverazh më të mirë se Kastrioti. Ky barazim favorizon Partizanin që i gëzohet faktit se asnjë prej rivalëve nuk ka arritur që të fitojë këtë javë.

Flash Lajme