Milani mund 3-0 Cagliarin në “San Siro” duke rifituar kështu vendin e katërt në renditjen e Serie A.

Kuqezinjtë kalojnë në epërsi që në të 13’ falë një autogoli të pafat të Ceppitellit, ndërsa 9 minuta më vonë vjen edhe dyfishimi i avantazhit, me brazilianin Paquetta.

Blerja më e re e klubit shënoi një gol të bukur dhe festoi në respekt të tragjedisë së Flamengos, klubit të tij të vjetër, ku të premten 10 lojtarë të akademisë humbën jetën për shkak të një zjarri në konviktin e tyre.

Në të 62’ u shenua goli që mbyll llogaritë me Piatek që vazhdon të konfirmohet si sulmuesi që i mungonte Milanit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0, që çon skuadrën e Gattusos në kuotën e 39 pikëve./ Dardania.com

Flash Lajme