Milani rigjen fitoren në kampionat pas barazimeve ndaj Napolit dhe Romës. Kuqeiznjtë kanë fituar 3-0 ndaj Cagliarit, duke u ngjitur në vendin e katërt që të dërgon në Champions League.

Kuqezinjtë do të kalonin në avantazh që në minutën e 13-të, teksa pas një krosimi të Sussos, mbrojtësi Ceppitelli, dërgon topin në rrjetën e tij pasi portieri Cragno ja përplasi topin në trup. Milanin nuk mjaftohet vetëm me këtë gol, pasi do të gjenin edhe të dytin me Pasqueta-n, i cili do të realizonte në minutën e 22-të pas një krosimi na e djathta.

Në pjesën e dytë skuadra e Gattusos, shënon dhe golin e tretë me Piatek, i cili finalizoi një aksion të gjatë. Ky ishte goli i katërt në tre ndeshjet e fundi për bomberin polak. Milani ngjitet në vendin e katërt me këtë fitore me 39 pikë, vetëm një më shumë se Atalanta. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme