Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Skënderbeu-Laçi, është pëcaktuat dhe axhenada e javës së 22-të të Kategorisë Superiore.

Kështu takimi hapës do të jetë dhe përballja më interesante e kësaj jave, ku në “Niko Dovana”, Teuta do të presë Kukësin në një betejë të fortë për vendin e dytë.

Kjo sfidë do të luhet të premten në orën 18:00

Të shtunën do të ketë gjithashtu një tjetër ndeshje. Tirana pret Luftëtarin, një përballje që vlen direkt për mbijetesën dhe do të zhvillohet në kryeqytet në orën 14:00

Ndërkohë të dielën do të luhen të gjitha ndeshjet e mbetura. Në orën 14:00 do të zhvillohet Kamza-Kastrioti dhe një tjetër përballje që vlen shumë, pasi kryesuesit e Partizanit janë të impenjuar në Kurbin përballë Laçit.

Java e 22-të do të ulë siparin me sfidën e Vlorës, ku Flamurtari do të presë Skënderbeun, ndeshje që do të nisë në orën 17:00

Java e 22-të
Të premten/ Teuta – Kukësi 18:00

Të shtunën/ Tirana – Luftëtari 14:00

Të dielën/ Kamza – Kastrioti 14:00; Laçi – Partizani 14:00; Flamurtari – Skënderbeu 17:00;

Renditja/ Skuadra N P
Partizani 21 46
Kukësi 21 38
Teuta 21 36
Skënderbeu 21 33
Laçi 21 31
Flamurtari 21 30
Tirana 21 24
Luftëtari 21 21
Kastrioti 21 16
Kamza 21 16

Flash Lajme