Të gjitha medaljet për lojërat olimpike dhe paraolimpike ‘Tokio 2020’,sipas organizatorëve, do të krijohen duke përdorur të gjitha mbetjet e riciklueshme elektronike, kryesisht telefona celularë.

Kt projekt tanimë ka nisur që në 2017 duke mbledhur të gjitha mbetjet e mundshme elektronike.

Synimi është të mblidhen 30.3 kg flori, 4100 kg argjend dhe 2700 kg bronz, mjaftueshëm për medaljet që do të dorëzohen në finalet e lojërave.

Rreth 2700 kg bronz janë mbledhur, por për arin dhe argjendin është pak më e vështirë.

Gjatë lojërave olimpike Rio 2016, rreth 30% e medaljeve, ato ari dhe argjendi, janë siguruar nga materialet e riciklueshme./ Dardania.com

Flash Lajme