Aron Ramsey është zyrtarisht një lojtar i Juventusit, teksa mesfushori i Arsenalit dhe Juve kanë rënë dakort për një kontratë 4-vjeçare mes tyre.

Ramsey do të përfitojë plot 450 mijë euro në javë, duke e kthyer në futbollistin më të paguar në ishull.

Aaron Ramsey ka falënderuar tifozët e Arsenal me një deklaratë prekëse pasi ka konfirmuar se do t’i bashkohet Juventus-it në verë.

“Siç mund të keni dëgjuar, kam firmosur një para-kontratë me Juventus.

“Doja t’i dërgoja një deklaratë personale tifozëve të Arsenal, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur.

“Më mirëpritët kur isha akoma adoleshent dhe keni qëndruar pranë meje gjatë gjithë këtyre viteve në klub.

“Largohem me zemër të rënduar pas 11 viteve në Londrën veriore. Faleminderit.”

Ai shtoi: “Do të vazhdoj të jap 100% për skuadrën deri në fund të sezonit, përpara se të nisem për kapitullin tim të ri tek Juventus.”/ Dardania.com

Flash Lajme