Aaron Ramsey është futbollisti më i ri i skuadrës së Juventusit. Pas shumë zërave, klubi italian ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit uellsian, duke firmosur një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2023.

Juventus do të paguajë 3.7 milionë euro si komision për agjentët për këtë lëvizje, ndërkohë që Arsenali nuk do të përfitojë asnjë euro nga ky transferim.

Në këtë mënyrë Ramsey mbyll aventurën prej 11 vitesh me “Gunners”, ndërkohë që nuk do të përfitojë shifrën pre 450 mijë euro që raportoi BBC ditën e sotme. Juventus ka bërë të dituar se ai do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Aaron Ramsey pas akordit ka falënderuar tifozët e Arsenal me një deklaratë prekëse pasi ka konfirmuar se do t’i bashkohet bardhezinjve në verë.

“Siç mund të keni dëgjuar, kam firmosur një para-kontratë me Juventus.  Doja t’i dërgoja një deklaratë personale tifozëve të Arsenal, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur. Më mirëpritët kur isha akoma adoleshent dhe keni qëndruar pranë meje gjatë gjithë këtyre viteve në klub.

Largohem me zemër të rënduar pas 11 viteve në Londrën veriore. Faleminderit. Do të vazhdoj të jap 100% për skuadrën deri në fund të sezonit, përpara se të nisem për kapitullin tim të ri tek Juventus”, ishte letra e uellsianit për tifozët e Arsenalit. /R.Lika-Koha Jone/

Ufficiale | @aaronramsey , bianconero in estate! #SeeYouAaron ➡ https://t.co/coENzNTLRCpic.twitter.com/TR8VbjEFMo

— JuventusFC (@juventusfc) February 11, 2019

pic.twitter.com/9EawtxBl49

— Aaron Ramsey (@aaronramsey) February 11, 2019

Flash Lajme