Real Madrid ka rigjetur formën më të mirë në ndeshjet e fundit, teksa një gjë e tillë konfirmohet edhe nga portieri Thibaut Courtois. Portieri belg në intervistën para ndeshjes së Champions League ndaj Ajaxit është shprehur se ekipi i tij do të luftojë për të shkuar deri në fund në çdo trofe të mundshëm.

“Mund t;iu them se tani është shumë e vështirë për të mundur Realin. Në muajin tetor ne kaluam një muaj të vështirë, por tashmë luajmë mirë dhe rivalët kanë frikë prej nesh. Do të luftojmë për gjithçka, duke përfshirë edhe Kupën e Mbretit, La Ligan dhe të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në Champions. Kur luan me Real Madri d lufton për të fituar çdo trofe.

Ajax? Është një ekip i madh. Ata kanë futbollist të njohur si Blind apo Tadic, ndërkohë që edhe të tjerët si de Ligt dhe de Jong janë mjaft të mirë. Ata dinë si të luajnë futboll dhe duhet të kemi kujdes”, deklaroi Courtois. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme