Është hedhur mesditën e së premtes shorti për 1/8-tat e Europa League, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët në këtë fazë.

Interi do të udhëtojë në Gjermani në ndeshjen e parë ku do të laujë përballë Eintracht Frankfurt.

Nga ana tjetër Chelsea do të luajë përballë Dinamos së Kievit, një sfidë kjo mjaft e vështirë për të dy skuadrat.

Në anën tjetër, ish-skuadra e Sarrit, Napoli që aktualisht drejtohet nga eksperti Ancelotti do të ndeshet me austriakët e Salzburgut.

Chelsea-Dinamo Kiev
Eintracht-Inter
Dinamo Zagreb-Benfica
Napoli-Salzburg
Valencia-Krasnodar 
Sevilla-Slavia Praga
Arsenal-Rennes
Zenit-Villarreal

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 7 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më pas./ Dardania.com

Flash Lajme