Mario Sconcerti është një gazetar i njohur italian, i cili njihet për mbështetjen që ka për skuadrën e Fiorentinës. Ish-gazetari i SKY dhe RAI është bërë protagonist së fundmi pasi ishte i ftuar në emisionin “Il bello del calcio” në Canale 21.

Sconcerti ka folur për Napoli-Juventus dhe për Ronaldon.

“Nuk më intereson Cristiano Ronaldo dhe Juventus. Fakti që nuk më intereson është një avantazh. Unë e them edh këtu: Juventus m***. Nuk më plas fare”, tha gazetari.

Video në fakt ka bërë xhiron në rrjetet sociale duke pasur reagime të shumta nga tifozët e Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/