Trajneri i Partizanit, Skënder Gega nuk e ka bërë dramë humbjen në ndeshjen e parë çerekfinale. Strategu i njohur nuk e ka humbur besimin për duelin e kthimit që do të luhet në Gjirokastër.

“Ishte një hap fals, megjithatë në Kupë janë dy ndeshje dhe ka mbaruar vetëm pjesa e parë. Shpresoj që atë që bëri Luftëtari, ta bëjmë edhe ne në Gjirokastër.  Mendoj që edhe lojtarët e kishin vlerësuar maksimalisht, por duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më parë. Gabuam 2 herë dhe u ndëshkuam. Vlerësoj çdo ndeshje, edhe miqësore. Nuk do ndryshojmë sepse humbëm një ndeshje në Kupë.

Ishim të përgjumur dhe nuk patëm përqendrimin e duhur. Nuk duhet të kishim panik dhe të ishim të përgjumur. Shpresojmë të korrigjohemi dhe mos dorëzohemi. Asgjë nuk është mbyllur, do luajmë edhe në Gjirokastër.

Shanset për kualifikimin? Ne kemi pasur edhe humbje në kampionat, kemi ditur të reagojmë. Nuk jemi pesimistë, pasi kemi dhe një ndeshje tjetër. Ekipi reagoi shumë mirë në fushë dhe bëmë shumë presion. Gjithsesi gabuam dhe është diçka që duhet korrigjuar. Kemi aq shanse sa kishte Luftëtari para se të fillonte loja. Do mundohemi që gjërat pozitive t’i shtyjmë më lart dhe gjërat negative t’i korrigjojmë. Nuk do jetë ndeshja me Teutën si kjo sot”, deklaroi Gega.

Flash Lajme