Trajneri i Kombëtares nën 21-vjeç, Alban Bushi ka folur për mediat greke mbi zgjedhjen që kam bërë Fiorin Durmishaj, i cili zgjodhi kombëtaren greke dhe jo atë shqiptare për të përfaqësuar.

Në një intervistë për “gazzetta.gr”, ai folur për zgjedhjen e sulmuesit të talentuar. Tekniku i 21-vjeçarëve ka luajtur më përpara për tre ekipe greke që janë, Apolon Smirnis, Levadiakos dhe Apolon Kalamarias.

“Durmishaj ishte pranë meje për dy vjet në kombëtaren e 21-vjeçarëve. Është një lojtar që kemi folur shumë herë. Është një djalë i mirë dhe futbollist i zoti. E vërteta është se u çmenda kur mësova se zgjodhi Greqinë. Por, unë i njoh shumë mirë gjërat në Greqi. Kemi parë Kolën tek Olimpiakosi. Lojtarët nxjerrin bukën në Greqi, por zemrën e kanë te Shqipëria.

Nuk e di nëse kur veshin fanellën e Greqisë ndjejnë diçka. Zemra e tyre duhet të rrahë për ngjyrat kuqezi. Nëse i kanë premtuar para dhe një transferim të bujshëm Durmishajt përmes kombëtares greke, është një gënjeshtër. Jam i sigurt që do të bëhet pishman. E njoh shumë mirë Greqinë”, është shprehur Bushi.

Flash Lajme