Rikthimi i Zinedine Zidane “është perfekt për Real Madrid”. Këto janë fjalët e Jose Mourinhos. Trajneri portugez në një intervistë për “El Chiringuito Tv” ka komentuar veprimin e Florentino Perez për të rikthyer në pankinë strategun francez pas tri triumfeve radhazi.

“Mendoj se ribashkimi i të dyja palëve është i përsosur, nisur nga gjërat fantastike që Zidane ka bërë vitet e fundit. Kjo zgjidhje ishte perfekte, sipas meje, e përsosur për Real Madridin, e përsosur edhe për të. Është një mundësi e mirë për të treguar se sa i mirë është Zidane si trajner, sidomos tani, me një projekt të ri”, deklaroi Mourinho.

Strategu portugez ka qenë kandidatë për të marrë drejtimin e Los Blancos, por Perez preferoi Zidane para tij. /Koha Jone/

Flash Lajme