Në shtëpinë e Juventusit ka frikë për Cristiano Ronaldon, pas gjestit të shëmtuar në fundin e ndeshjes. UEFA ka hapur një hetim duke u bazuar në imazhet televizive, për të analizuar festimin me duart në organet gjenitale ndaj tifozëve.

Ylli i Juventusit rrezikon minimalisht një gjobë njëlloj si Simeone, por në rastin më të keq nëse do të cilësohet si një veprim provokues ndaj tifozëve kundërshtar ai rrezikon një skualifikim me një ndeshje.

UEFA mund të bazohet në imazhet e televizionit “Movistar+” për të vendosur nëse gjesti do të cilësohet më i rëndë apo i ngjashëm me strategun e Atletico Madridit. /Koha Jone/

.

Flash Lajme