Tri ditë, 72 orë: Kaq kohë i është dashur Zinedine Zidane për të bërë goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm. Klubi madrilen ka zyrtarizuar afrimin e Eder Militaos, mbrojtësi i cili d të mbërrijë që nga qershori, dhe që ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Braziliani do të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ në verë, për shumë e 50 milionë eurove, aq sa ishte edhe çmimi i klauzolës së prishjes së kontratës së tij me portugezët e Portos.

21-vjecari ndiqej prej kohësh nga “Los Blancos”, ndërkohë që me rikthimin e Zidane në stol, transferimi u bë zyrtar. Ai ka zhvilluar një sezon te skuadra portugeze duke spikatur edhe në saj të potencës fizike.

Flash Lajme