Anglia kundër pjesës tjetër të Europës, kështu mund ta cilësojmë fazën çerekfinale në Champions League. Dy skuadrat e Manchesterit, Liverpooli dhe Tottenham siguruan një biletë për në 8 skuadrat më të mira, duke shtyrë daljen e tyre nga Europa me siguri të paktën edhe për një fazë.

Shorti i Champions League- Dita e nesërme, 15 mars, do t’i dedikohet shortit të dy kupave europiane. Fillimisht do të fillohet me Champions League. Takimi është fiksuar, si gjithmonë në Nyon, teksa është parashikuar që të startojë në orën 12:00.

Skuadrat e kualifikuara

Manchester City

Manchester United

Tottenham

Liverpool

Juventus

Barcelona

Porto

Ajax

Kriteret e shortit- Duke filluar nga çerekfinalet nuk do të ketë më asnjë kufizim për asnjë nga ekipet që kanë siguruar një biletë në këtë fazë, as për ekipet që bëjnë pjesë në të njëjtin shtet. Nuk përjashtohet mundësia që goglat e Nyon të rezervojnë një përballje mes ekipeve angleze. Pas përfundimit të shortit të çerekfinaleve, do të procedohet me fazën gjysmëfinale dhe më pas me gjysmëfinalen që prodhon ekipin vendas, duke krijuar një tabelë të vofël. Në këtë mënyrë, ekipet cerekfinaliste do të njohin jo vetëm kundërshtarin në këtë fazë, por edhe rivalin e mundshëm në gjysmëfinale. Interesant është fakti që në këtë fazë nuk ka asnjë skuadër italiane.

Datat dhe oraret e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve- Duke filluar nga 9 prilli, do të ketë një edhe rrugëtimin final të dy tureve, çerekfinaleve dhe finaleve, brenda 30 ditësh.

9/10 prill: ndeshjet e para të cerekfinaleve

16/17 prill: ndeshjet e kthimit te cerekfinaleve

30 prill/1 maj: ndeshjet e para të gjysmëfinaleve

7/8 maj: ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve

Orari i fillimit të ndeshjeve nuk do të ndryshojë, duke mbetur 21:00. Drejtuesit e UEFA-s mund të bëjnë edhe përjashtime. Finalja ndërkohë do të luhet më 1 qershor, në “Wanda Metropolitano” të Madridit. Siç e evidentuam edhe më lart, UEFA do të hedh një short për të zbuluar çiftin gjysmëfinal nga i cili do të dalë skuadra “shtëpiake”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme