Klubi portugez do të përfitojë 50 milionë euro

Reali i Madrit që tani ka nisur të mendoj për edicionin e ri 2019/20. Pasi kanë mbetur jashtë çdo objektivi që kishin në fillim të stinorit, te skuadra mbretërore po punojnë për të krijuar një ekip më të fortë për sezonin e ardhshëm.

Rikthimi i trajnerit Zinedine Zidane në pankinë, ka kthyer shpresën se Reali do t’i kthehet sukseseve që ka pasur me francezin gjatë tre viteve të shkuara. Në një komunikatë zyrtare, klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Porton për blerjen e mbrojtësit 21 vjeçar Eder Militao, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare, teksa klubi portugez do të përfitojë 50 milionë euro nga shitja e tij. Përforcimi i ri i ekipit madrilien do t’i bashkohet pas përfundimit të këtij sezoni. /Agjencitë/

Flash Lajme