Duket se këtë sezon të Champions League dominues janë ekipet nga Anglia, ku nga 8 skuadra 4 janë angleze.

Në fazën çerekfinale kanë kaluar: Manchester City, Manchester United, Liverpool Tottenham, Juventus, Porto, Barcelona dhe Ajax.


Duhet thënë se dy surprizat e këtij sezoni janë padyshim Porto dhe Ajax.

Në ndeshjet e mbrëmshme Liverpool ishte i fundit që u kualifikua pasi mundi 3 – 1 Bayern në Mynih.

Shorti do të hidhet të premten ku do të vlejë për fazën çerekfinale dhe atë gjysmëfinale.

Flash Lajme