Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Turqisë dhe Andorrës, të vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Strategu italian nuk do të ketë në dispozicion për këto përballje, kapitenin Mërgim Mavraj, i cili u pezulluar me 3 ndeshje, pas kartonit të kuq të marrë në takimin ndaj Skocisë.

Nëpërmjet një foto të postuar në “Instagram”, 32-vjeçari ka shprehur dëshpërimin e tij, duke shkruar: “Kur të thonë se je i dënuar me karton të kuq”.

Flash Lajme