Greqia luan me Liechtenstein më 23 mars, ndërsa tre ditë më pas përballet me Bosnje Hercegovinën. Trajner Angelos Anastasiadis ka përzgjedhur lojtarët për këto dy sfida të kualifikueseve të “EURO 2020”, ku bie në sy mungesa e Fiorin Durmishajt.

Sulmuesi i Panionios ka pasur së fundmi një bisedë me trajnerin e Greqisë duke pranuar që të luajë për kombëtaren helene. Gjithsesi për këto dy ndeshje nuk është grumbulluar, pasi fillimisht duhet të marrë miratimin nga FIFA.

22-vjeçari është aktivizuar me Shqipërinë U21 dhe ka procedura që duhen kryer para se të mund të luajë për Greqinë. Ai duhet të marrë letrat nga kombëtarja jonë dhe më pas të marr miratimin nga FIFA për t’ju bashkuar helenëve, që tashmë është vetëm çështje kohe.

Flash Lajme