Zbulohet arsyeja se përse mesfushori i talentuar i Brescias, Emanuele Ndoj nuk është grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci për sfidat e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës.

22-vjeçari i cili ka spikatur në këtë sezon duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Brescias në Serie B , ka pësuar një dëmtim në një prej seancave stërvitore, lëndim ky që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit lojtarin i cili humbet kështu dy sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Ndoj ka thyer gishtin e tretë të këmbës në stërvitje dhe do të mungojë për dy javë në stërvitje. Atij i kishte mbërritur ftesa e kombëtares, por nuk ka mundur që të rikuperohet në kohë për t’ju përgjigjur pozitivisht ftesës së strategut italian.

Flash Lajme