Chelsea i Sarrit ka shkatërruar edhe në sfidën e kthimit 5-1 Dinamon e Kievit. Oliviuer Giroud shkëlqeu me tripletë duke shënuar në tri mënyra të ndrysmë  Golat e tjerë janë shënuar nga Marcos Alonso dhe talenti Hudson-Odoi.

Në këtë mënyrë Blutë e Londrës siguruan një vend në për çerekfinale

Napoli është mundur 3-1 nga austriakët e Salzburg në “Red Bull Arena”, por kanë siguruar një biletë për në çerekfinale pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë të luajtur në “San Paolo”. Milik zhbllokoi rezultatin me një roveshatë të bukur brenda zonës, por Dabbur dhe Gulbrandsen kanë përmbysur gjithçka për vendasit.

Guedes ka shpëtuar Valencia-n në sekondat e fundit të takimit ndaj Krasnodar (1-1) duke siguruar kualifikimin për spanjollët. Rusët gjetën golin e kualifikimit 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, por sulmuesi i Valencias barazoi gjithçka në shtesë.

Flash Lajme