Një gjyqtar futbolli dhe një student mbetën të plagosur pasi një shtyllë dritash u rrëzua gjatë një incidenti të tmerrshëm në një shkollë të mesme në Arkanssas të SHBA-ve.

Ngjarja mund të kishte pasoja tragjike, por njëri prej të plagosurve arriti të shmangej në kohë.

Regjistrimi i incidentit tregon shtyllën e drurit prej rreth 24 metrash që rrëzohet, duke goditur arbitrin Rigo Resendez, ndërsa lojtarët e tjerë arritën të largoheshin.

Resendez u raportua më vonë se kishte thyer dy kocka në këmbën e tij, ndërsa një student ishte gjithashtu i shtruar në spital por me lëndime më të lehta.

Shtylla u rrëzua për shkak të erërave të forta.

Scary. A light pole barely missed crushing a high school soccer referee in Arkansas on Saturday. pic.twitter.com/KzQQC6InSD

— Gordon Keith (@gordonkeith) March 12, 2019

Flash Lajme