Ish-legjenda e Milanit dhe e Holandës, Ruud Gullit në një intervistë të dhënë së fundmi në studiot e “BeIn Sports”, e ka cilësuar Cristiano Ronaldon futbollistin më të mirë në historinë e futbollit pas paraqitjes fantastike të bërë nga portugezi në duelin e kthimit ndaj Atletico Madrid.

“Unë mendoj se ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ai ka fituar me kombëtaren e tij Europianin. Ka fituar kudo që ka shkuar, në tri vende të ndryshme. Ka fituar 5 herë ‘Topin e Artë’. Njerëzit vazhdojnë ta krahasojnë gjithmonë me një njeri, por ai ka fituar kudo ku ka shkuar, është e pabesueshme.

Messi as nuk ka shkuar pranë për të fituar diçka me Argjentinën. Ti mund të kesh një super talent, por varet nga shumë faktor që duhen analizuar, duke i krahasuar si me ingredientët që duhen për një tortë. Ronaldo ka fituar kudo në mënyrën e tij. Çfarë futbollisti, fantastik”, u shpreh Gullit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme