Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka befasuar me deklaratën e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Bayern pësoi humbje me rezultatin 1:3 para tifozëve të vet, për tu eliminuar nga garat e Ligës së Kampionëve, në përballjen kundër Liverpool.

Kovac ka thënë se skuadra e tij nuk mund të garojë financiarisht me top skuadrat evropiane, e sidomos ato të Premierligës.

“Paratë nuk fitojnë gjithmonë, por Jurgen Klopp ka shpenzuar 500 milionë euro në katër vitet e fundit” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.

“As ne si liderët e Bungesliga nuk e bëjmë një gjë të tillë. Është një avantazh për ta” ka thënë tutje kroati.

Në dy afatet e fundit kalimtare, Bayern Munich ka siguruar vetëm shërbimet e Leon Goretzka që erdhi si transfer i lirë nga Schalke, dhe Alphonso Davies nga Vancouver. /Lajmi.net/

Flash Lajme