Manchester City do ta pësojë si Barcelona dhe Chelsea sipas gazetës angleze “The Sun”. Në ditët e ardhshme “Qytetarët” do të dënohen zyrtarisht nga UEFA me pezullimin e merkatos në hyrje gjatë dy sesioneve të ardhshme atë të verës së vitit 2019-të dhe të janarit të vitit 2020.

Ashtu si Chelsea dhe Barça edhe City ka thyer rregullat e UEFA-s në lidhje me trasnferimet e disa lojtarëve minorenë.

Pezullimi i merkatos në hyrje do të ishte një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë të cilët gjithashtu rrezikojnë të marrin një tjetër dënim shembullor atë të skualifikimit nga kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm pasi kanë thyer edhe rregullat e fair play-t financiar.

Flash Lajme