Lojtari i Juventus, Leonardo Bonucci kometoi për Sport Mesiaset, përballjen ndaj Ajax në fazë e 1/8 që është hedhur sot për Ligën e Kampionëve . Mbrëmja e 9 prillit fillon me sfidën e Juventus kundër ekipit të Ajax në stadiumin Johan Cruijff Arena.

Bonucci theksoi se duhet të tregohen të kujdeshëm pasi në skuadrën hollandeze ka plot talente dhe se ata kanë eleminuar Real Madridin.

“Ata janë të aftë, plot me talent, dinamikë dhe ata eliminuan Real Madridin, jemi të gatshëm të luajmë dy ndeshje të mëdha me përulësi të madhe dhe me dijeninë se pas mënyrës që kemi fituar në 16 vitet e fundit, ne mund t’u japim tifozëve tanë dy mbrëmje me emocione të mëdha” tha Bonucci për Sport Mediaset.

Mbrojtësi 31 vjeçar komentoi fitore ndaj Atletico Madrid, thotë se Ronaldo ishte një ”jashtëtokësor” atë mbrëmje.

“Sidoqoftë, ne do të duhet të luajmë si ne në ndeshjen e dytë kundër Atleticos, Ronaldo atë mbrëmje ishte një ”jashtëtokësor”, por e gjithë skuadra shkoi përtej kufijve të vetë kundër Atletico Madrid.

Leonardo falenderon tifozët për entuziazmin dhe lojtarët për dëshirën që kanë treguar në fushë.

“Gjithashtu duhet të falënderojmë tifozët tanë për entuziazmin e tyre dhe çdo lojtar të vetëm në fushë dhe në stol për dëshirën që treguan” thotë Bonucci. /E.G/

Flash Lajme