Ndryshon sërish rezultati i derbit mes Milanit dhe Interit, teksa të dyja skuadrat kanë shënuar sërish (3-2). Politano në minutën e 67-të u pengua në momentin që po dilte nga zona nga Castillejo.

Gjyqtari humbi kontrollin, duke u rrëzuar edhe ai disa metra larg futbollistit të Interit, por kjo nuk e pengoi që të vërshëllente 11-metërsh. Nga pika e bardhë Lautaro Martinez shënoi golin e tretë.

Reagimi i Milanit ishte i menjëhershëm, vetëm pas dy minutash, me Musacchion, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së zikaltërve për ta shtyrë topin në rrjetë. /Koha Jone/

Flash Lajme