Florian Marku ka arritur suksesin e dytë radhazi në karrierën e tij të sapo nisur si boksier profesionist. Në mbrëmjen e së shtunës në duelin e zhvilluar në “York Hall” Londër, Marku u vë përballë boksierit sllovak Ivan Godor.

Kundërshtari duroi vetëm dy raunde në ring me Markun. Në raundin e parë boksieri sllovak u rrëzua dy herë në tokë , por ia doli të mbijetonte deri në raundin e dytë, ku bëri të njëjtën gjë çka detyroi gjyqtarin për t’i dhënë fund duelit duke i akorduar Markut një fitore me nokaut teknik.

Flash Lajme