Të gjitha dyshimet që mbulonin të ardhmen e Durmishajt janë sheshuar pasi ky i fundit do luajë me Greqinë. Sulmuesi Fiorin Durmishaj refuzoi Shqipërinë dhe ka marrë gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FSHF për të pasur mundësinë të luajë me fanellën e Greqisë.

Sipas të gjitha gjasave, për takimin e ditës së martë që Greqia do të luajë kundër Bosnjës, Durmishaj pritet të jetë në fushë. Ky lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se trajneri Anstasiadis e ka thirrur sulmuesin nën urdhërat e tij. Sulmuesi me origjinë nga Vlora, luan për Panionios në kampionatin grek dhe ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë./D.B/Dritare.net

Flash Lajme