Ardian Mema mendon se Tiranës po i kthehet ajo fizionomi që kishte krijuar në fazën e tretë, por duhet të jetë mjaft e përqendruar në ndeshjet e ardhshme.

“Loja më jep garanci.

Ekipi u shpreh mirë në shumicën e lojës. U rikthyem te lojërat e mira. Duke luajtur mirë, edhe fitohet. Kjo është një ndeshje, tani të shohim në vazhdimësi të shohim si do jenë në formë këto lojtarë. Besoj se ekipit i është rikthyer fizionomia që patëm në fazën e tretë. Mu rikthyen edhe ato kujtimet e mira, por një ndeshje është.

Mendoj se është një vendosje e mirë, por janë të gjithë të palëvizur. Duhet të kemi më shumë luftë për topin. Edhe në analizë, e thamë që Teuta është e fortë në ajër, dhe goditjet standarde ishin sikleti im, kemi punuar për to. Kjo është çështje për t’u parë, pasi nuk mund të pësosh kështu golash, që nuk kanë ardhur si pasojë e lojës së mirë të kundërshtarit. Ne duhet të riparohemi në vazhdimësi, dhe të kemi dhe garanci për të ardhmen.

Lojtarët më në formë do i fus në ekip. Nuk ka asnjë problem, ka vend për të gjithë. Kampionati është drejt përfundimit, por ka ndeshje plot. Goxha e ka zëvendësuar mirë Turtullin. Edhe Doka bëri mirë sot. Këto janë punët e mia, dhe do i shoh gjatë javës dhe do përgatisim ekipin për javën tjetër”, deklaroi Mema.

Flash Lajme