Interi hedh një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një bilete për në Champions League sezonin e ardhshëm. Zikaltrit fituan 3-1 në transfertën ndaj Frosinones, duke ruajtur vendin e tretë me 60 pikë pas 32 javësh.

Interi gjeti shumë shpejt golin që në minutën e 19-të me Nainggolan, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga e djathta. Në minutën e 37-të, zikaltrit fituan një penallti që u kthye në gol nga Ivan Persic, që e mori përsipër.

Në pjesën e dytë vendasit hapin në minutën e 61-ë me Cassata, i cili mposhti me një goditje në hyrje të zonës portierin Handanovic. Vendasit pavarësisht përpjekjeve nuk mundën që të shënonin një tjetër gol dhe tashmë e shohin veten shumë pranë rënies në Seria B, pasi ndodhen 8 pikë larg vendit të 17-të. Ndërkohë që Interi shënoi në minutën e tretë shtesë me Vecinon, që konkretizoi një aksion të shpejt të ekipit të tij.

/R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme