Reali i Madridit ka filluar tashmë të mendojë për sezonin e ardhshëm. Në konferencën për shtyp, trajneri Zinedin Zidan përcaktoi edhe objektivin për sezonin e ardhshëm teksa theksoi se synimi kryesor do jetë triumfi në kampionat.

‘Los Blancos’ kanë fituar tre Champions në epokën e Zidan, ndërsa tashmë 46-vjeçari do të fokusohet të ndalojë hegjemoninë e Barcelonës.

“Vitin e ardhshëm do të mundohemi ta nisim La Ligan sa më mirë, sepse më pas do të komplikohej sërish. Sezonin tjetër ju siguroj se kampionati do të jetë objektivi kryesor. Për mua është më e rëndësishme La Liga pas është ditë pas dite ndërsa në Champions janë 12 ose 13 ndeshje në të gjithë kompeticionin, nëse ia del t’i shkosh deri në fund. Barcelona së fundmi po bën mirë në kampionat dhe duhet ta komplimentojmë, por Reali ka më shumë tituj në histori dhe duhet të kthehemi të fitojmë”, u shpreh Zidan.

Ndërkohë herë e parë që drejtoi Realin, francezi ia doli të shpallej kampion në sezonin 2016-2017.

Flash Lajme