Tottenhami nuk kërkon të shesë yllin e saj Christian Eriksen për të cilin ka shfaqur interes Real Madrid.

Presidenti i Spërsave Daniel Levy refuzon që të shesë danezin për një çmim të lirë këtë verë.

Siç shkruan “Daily Mail”, Levy kërkon 150 milionë euro për ta lejuar largimin e mesfushorit danez.

Ndërkohë kontrata e Eriksen skadon në vitin 2020 dhe ai mund të largohet me parametra zero në verën e vitit të ardhshëm. /albeu.com/

Flash Lajme